Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (19/36-37)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Në çfarë mënyra sheriatike vërtetohet hyrja e Ramazanit? A është e mundur të mbështetemi në vrojtimet astronomike për fillimin dhe fundin e muajit? A lejohet përdorimi i teleskopit për të parë hënën e re?
Përgjigje: Mënyra sheriatike është që njerëzit të vëzhgojnë shfaqjen e hënës së re. Kjo duhet të bëhet nga njerëz të besueshëm në fe dhe shikim të mirë. Kur ata e shohin atë, bëhet e detyrueshme për të vepruar sipas kësaj; të fillohet agjërimi nëse është hëna e re e Ramazanit dhe të përfundohet nëse është hëna e re e muajit Sheual.
Nuk lejohet të bazuarit në vrojtimet astronomike pa e shikuar hënën e re. Megjithatë, shikimi me shoqërimin e vrojtimeve astronomike është i vlefshëm sepse profeti ﷺ ka thënë:
“Agjëroni kur ta shihni atë (hënën e re) dhe ndërpriteni agjërimin kur ta shihni atë.”
Ndërsa nuk lejohet praktikimi dhe të bazuarit në llogaritje astronomike.
Teleskopët lejohen dhe nuk janë të detyrueshëm që të përdoren. Ajo që kuptohet nga sunneti është se duhet bazuar në shikim dhe në asgjë tjetër. Por nëse një person i besuar e sheh hënën e re nëpërmjet teleskopit, atëherë lejohet të pasohet shikimi i tij. Këtë në fakt e vepronin njerëzit në të kaluarën; ata ngjiteshin në minare për të shikuar me ndihmën e dylbive. Por pa marrë parasysh se si shihet hëna e re shikimi duhet të praktikohet sepse profeti ﷺ ka thënë:
“Agjëroni kur ta shihni atë (hënën e re) dhe ndërpriteni agjërimin kur ta shihni atë.”