Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Në cilën pamje e krijoi Allahu Ademin?

Imam Ebu Ja’la Muhammed bin el-Husajn el-Farra (v. 458)

Burimi: Tabak-ul-Hanabilah (2/336)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Hamdani ka thënë:

“E pyeta Ebu Teurin për fjalët e profetit (salAllahu alejhi ue selem):

“Allahu e krijoi Ademin (alejhis-selam) në pamjen e Tij.” 1

Ai tha: “Kjo do të thotë në pamjen e Ademit.”

Kjo ndodhi pasi që Ahmed bin Hanbeli ishte goditur gjatë sprovës.

I thashë Ebu Talibit: “Thuaja këtë Ebu Abdil-lahit”.

Ebu Talibi tha: “Ahmed bin Hanbeli më ka thënë: “Është saktësuar nga Ebu Thauri. Kushdo që thotë se Allahu e krijoi Ademin në pamjen e Ademit është Xhehmi. Ç’pamje kishte Ademi para se Ai ta krijonte atë?”


1 Bukhari (6227) dhe Muslimi (2841).

Shpërndaje: