Shejkh Bekr bin Abdullah Ebu Zejd
Burimi: Hiraset-ul-Fadileh, fq. 8-9
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Prej rreziqeve më të mëdha që i “zbut” pjesëtarët e këtij umeti dhe i përgatit që ata të pasojnë epshet e tyre, është shkatërrimi i moralit. Kjo bëhet, kur njerëzit bien preh e sprovave të ndryshme të kësaj jete.
Njerëzit, ia kanë kthyer shpinën ruajtjes së nderit dhe në vend të kësaj, ata e kanë hapur derën e sprovave për ta harruar gjithnjë e më shumë çështjen e moralit. Kjo gjë, po arrihet me një propagandë devijuese, në emër të: “të drejtat e grave”, “liria e gruas”, “barazia gjinore” e kështu me radhë.
Kjo propagandë është pranuar nga njerëzit budallenj dhe me mendime të sëmura. Ata ulërijnë pas kësaj propagande në shtetet myslimane apo në mesin e komuniteteve të pastra, në mënyrë që të shamia islame të zhduket dhe që femrat të vishen në kundërshtim me porosinë e shenjtë, duke i zbuluar fytyrat, që lakuriqësia të jetë në nivel, dhe të jetësohet përzierja midis dy gjinive! Në mënyrë indirekte, ata mësojnë femrën që të zhvishet dhe me këtë gjë ajo të jap mesazhin e qartë, e duke qenë e gatshme për meshkujt e shthurur!
Ata, realizimin e strategjisë së tyre e bëjnë në mënyrë të butë. Duke i vënë themelet e kësaj strategjie dinake që në përzierjen midis gjinive në çerdhe dhe programet e tjera që përfshijnë fëmijët, prezantime dhe shkëmbimin e buqetave të luleve nëpër festa etj. Kështu pra, ata e grisin shaminë dhe kështu vihen themelet e përzierjes mes gjinive në të ardhmen e tyre!
Kjo është gjëja më e rrezikshme sepse shumë njerëz e marrin të lehtë këtë çështje.