Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ne kemi hequr dorë! Ne kemi hequr dorë!

Imam Ebu Isa Muhammed bin Isa et-Tirmidhi (v. 279)

Burimi: el-Xhami (3049)

Shpjegues: Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)

Burimi: Sahih Sunen et-Tirmidhi (3/230)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Tirmidhi ka thënë:

3049 – Abdullah bin Abdirr-Rrahman na tregoi: Muhammed bin Jusuf na informoi: Isra’il na informoi: Ebu Is’hak na tregoi, nga Amr bin Shurahbil Ebu Mejsareh, nga Umer ibn el-Hattabi, i cili tha:

“O Allah! Na jep një sqarim të mjaftueshëm për alkoolin.” Prandaj u shpallur ajeti në suren “el-Bekare “:

يَسْأَلُونَكَ عَنِ الْخَمْرِ وَالْمَيْسِرِ

“Të pyesin ty për alkoolin dhe bixhozin”1

Pastaj Umerin e thërritën dhe ajeti iu lexua atij. Atëherë ai tha: “O Allah! Na jep një sqarim të mjaftueshëm për alkoolin, kështu u shpall ajeti në suren “En-Nisa “!:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ لاَ تَقْرَبُواْ الصَّلاَةَ وَأَنتُمْ سُكَارَى

“O ju të cilët keni besuar, mos iu afroni namazit kur jeni të dehur.”2

Pastaj Umerin e thërritën dhe ajeti iu lexua atij. Atëherë ai tha: “O Allah! Na jep një sqarim të mjaftueshëm për alkoolin, kështu u shpall ajeti në suren “El-Maide “:

إِنَّمَا يُرِيدُ الشَّيْطَانُ أَن يُوقِعَ بَيْنَكُمُ الْعَدَاوَةَ وَالْبَغْضَاء فِي الْخَمْرِ وَالْمَيْسِرِ وَيَصُدَّكُمْ عَن ذِكْرِ اللّهِ وَعَنِ الصَّلاَةِ فَهَلْ أَنتُم مُّنتَهُونَ

“Vërtet, djalli me pije alkoolike dhe me bixhoz kërkon që të fusë midis jush armiqësi e urrejtje dhe t’iu shmangë nga të kujtuarit e Allahut dhe kryerja e namazit. Prandaj, a po hiqni dorë?”3

Pastaj Umerin e thërritën dhe ajeti iu lexua atij. Atëherë ai tha:

“Ne kemi hequr dorë prej tij. Ne kemi hequr dorë prej tij!”4


1 2:219

2 4:43

3 5:91

4 Autentik. Shih ”es-Sahihah” (2348).

Shpërndaje: