Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Në lidhje me luftën në Libi

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali 

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=123397

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetësi: ”Atë për të cilën të tregova në lidhje me luftën në qytetet si: Beni Uelid, Sirt dhe Sebhe. Nëse udhëheqësi i myslimanëve në Libi bën thirrje për të dalë në luftë, a e kanë vëllezërit selefi dhe të tjerët obligim për t’iu bindur atij dhe për të dalur në luftë?”

Përgjigjei: ”Ata të cilët po luftojnë, a janë më të mirë se Alij Ibn Ebi Talib?!”

Pyetësi: ”Jo shejkhu ynë!”

Përgjigje: ”Shumica e sahabeve nuk merrnin pjesë në këso lloj beteja!  Dhe Profeti salallahu alejhi ue selem ndalon të marrim pjesë në luftë në kohë të përçarjeve!

Mos harro se Allahu nuk e ka kërkuar luftën, përveçse për të ngritur-mbështetur Fjalën e Allahut.  Nga ky rregull nënkuptojmë, se të gjitha luftërat tjera, nuk janë në përputhshmëri me ligjin e Allahut, dhe përfundimisht nuk lejohet për myslimanin që të marrë pjesë në to.  Nëse flamuri Islam është i qartë, dhe jobesimtarët dallohen qartësisht, atëherë duhet të luftojmë.

Unë mendoj se Gadafi është jomysliman! Por ka njerëz të pafajshëm të cilët janë me të në luftë! Vrasësi dhe i vrari në këtë përçarje; – luftë e cila nuk është për të ngritë Fjalën e Allahut, kanë përfundim të mjerueshëm.

Andaj, po ju paralajmëroj! Ndërsa ju mësojeni Fjalët e Allahut, Njëshmërinë e Tij dhe Sunnetin e të Dërguarit të Tij, duke mos harruar se: kurrë askujt nuk i lejohet që të kundërshtoj urdhëresat e Tij.

Sidomos kur të kihet parasysh se kërkesat kanë të bëjnë me çështje të kësaj bote, apo me prurjen e demokracisë e të ngjashme, myslimani duhet ta ruaj veten e tij nga këto gjëra. Nuk i lejohet myslimanit që të luftojë, përveç për të ngritur-mbështetur Fjalën e Allahut. Ues-selamu alejkum ue rahmetu-Llahu ue berekatuhu.”

Pyetësi: ”E lusim Allahun që përmes teje të triumfoj Islami dhe myslimanët, e të shpërblejë me të mira!”

Përgjigje: ”E lus Allahun që t’i bëj kryengritësit ata të cilët e ngritin Fjalën e Allahut dhe e përhapin fenë e Tij. Pasha Allahun ne lutemi për ta dhe ne jemi me ta! Kjo është çfarë presim prej tyre…”

Shpërndaje: