Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Burimi: Sahihul-Kelimit-Tajjib, fq. 106-108
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhammed Nasirudin el-Albani
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
1 – Ebu Rafi’ radijAllahu anhu ka thënë: “E kam parë të Dërguarin e Allahut salAllahu alejhi ue selem duke e kënduar ezanin në vesh të Hasanit, birit të Aliut atëherë kur e kishte lindur atë (nëna e tij) Fatimja radijAllahu anha.”
2 – Aishah radijAllahu anha ka thënë: “Ishte zakon që të sapolindurit të sillen tek i dërguarit i Allahut salAllahu alejhi ue selem, i cili lutej që Allahu t’i bekojë ata dhe ua fuste në gojë atyre një hurme të cilin ai e kishte zbutur më parë me gojën e tij.”
3 – Transmeton ‘Amr bin Shu’ajb, e ky nga babai i tij dhe nga gjyshi i tij (gjyshi ‘Amrit) i cili ka thënë se: “profeti salAllahu alejhi ue selem urdhëroi që fëmija i porsalindur të emërtohet, t’i rruhet koka dhe të theret kurban për të në ditën e shtatë.” [1]
4 – Profeti salAllahu alejhi ue selem: “E emërtoi djalin e tij me emrin Ibrahimin, birin e Ebu Musait me emrin Ibrahim, birin e Ebu Talhas me emrin Abdullah dhe birin e Ebu Usejdit me emrin el-Mundhir menjëherë pasi ata kishin lindur.”[2]
5 – I dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
إن أحب أسمائكم إلى الله : عبد الله ، و عبد الرحمن
“Emrat tuaj që Allahu më së shumti i do, janë emrat: Abdullah dhe Abdurr-Rrahman.”
6 – Në një transmetim tjetër, shtoi:
و أصدقها : حارث ، و همام ، و أقبحها : حرب و مرة
“Dhe emrat më të drejtë/sinqertë janë Harith (Triumfues/Bujk) dhe Hemam (Trim), ndërsa emrat më të këqij janë Harb (Luftë) dhe Murrah (Ithët).”
7 – “Profeti salAllahu alejhi ue selem ua ndryshonte sahabëve emrat të cilët kishin domethënie të keqe në emra të cilët kishin domethënie të mirë. Zejnebja (bint ebi Seleme) quhej Barrah (e devotshme). Thuhet se ajo lavdëronte veten e saj kështu që ai salAllahu alejhi ue selem e quajti atë në Zejnebe. Ai urrente që të thuhej se dikush kishte ardhur nga Barrah. Ai e pyeti një njeri se si quhej? Njeriu tha se quhej Hazan (Pikëllim). Pastaj profeti salAllahu alejhi ue selem: “Ti quhesh Sehl (i Lehtë).” Ai ia ndryshoi emrin ‘Asijah (e Pabindur) dhe e emërtoi me emrin Xhemileh (e Bukur). Ai e pyeti një njeri tjetër se si quhej? Ai i tha se quhej Esram (i Cunguar). Profeti salallahu alejhi ue selem i tha: “Ti quhesh Zur’ah (Fryt/i Frytshëm).” Ai e ndryshoi emrin e një pjese toke e cila quhej ‘Afrah (Pluhur) dhe ia bëri Khadirah (e Gjelbër).”
________________________
[1] Do të thotë se kokat e tyre rruhen në ditën e shtatë pavarësisht nëse është djalë apo vajzë. Gjithashtu duhet therur dy dele për djalin dhe një për vajzën.
[2] Këto transmetime janë autentike. Ato dëshmojnë se akti është i lejueshëm, por më së miri është që të veprohet në ditën e shtatë.