Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Në lidhje me urimet gjatë Bajramit

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Mexhmu-ul-Fataua (24/253)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A ka ndonjë bazë në sheriat për urimet e Bajramit siç është thënia eid mubarak apo çka duhet të themi?

Përgjigje: Sa për urimet që bëhen për festën e bajramit siç thuhet pas namazit të Bajramit, ”Allahu na i pranoftë neve dhe juve”, e të tjera të ngjashme, është transmetuar se disa sahabë vepronin në këtë mënyrë. Disa prej dijetarëve të mëdhenj si Ahmedi dhe të tjerë e konsiderojnë atë të lejueshme.

Megjithatë, Ahmedi ka thënë: ”Unë nuk do ta uroja askënd i pari me këtë urim. Por nëse dikush më uron, atëherë unë ia kthej urimin.” Sepse është e detyrueshme për t’iu përgjigjur urimeve. Megjithatë, të fillosh me këtë urim nuk është një praktikë e urdhëruar dhe as e ndaluar. Pra ai që uron dikë ka mbështetje nga veprimet e të mëhershmëve (disa prej sahabëve), por edhe ai që nuk uron i pari, edhe ai ka mbështetje në veprat e dikujt të mëhershëm, Allahu e di më së miri.

Shpërndaje: