Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Në mënyrë të pafajshëm akuzohen për shkak të terrorizmit të marrë

Alameh Salih bin Muhammed el-Luhejdan

Burimi: Et-Takrir fi Hukm ue Khuturat-it-Takfir uet-Tefxhir, fq. 379-380

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ne jetojmë një jetë të sigurt në vendin tonë. Por na befasuan këto sulme dhe shpërthime të cilat fillimisht kishin për qëllim një shtresë të caktuar njerëzish, duke pretenduar se ata janë jobesimtarë, por më vonë eskaluan dhe nuk dalluan mes forcave të sigurisë dhe kalimtarëve të rastit. Kështu që, kjo u bë jashtëzakonisht e rrezikshme, prandaj shrtesat e ndryshme shoqërore duhet të bashkëpunojnë për të zbuluar të keqen dhe për të bashkëpunuar me autoritetet në mënyrë që të asgjësojë të gjithë atë që dëshirojnë të përhapin shkatërrime në vend.

Çdokush që mendon të bëjë këso veprime duhet të mendojë për pasojat. Kush përfiton prej tyre? A sjellin këto veprime sigurinë? A bëhet cilësia e jetës më e mirë? A bëhet jetë fetare më e mirë? Apo a do të bëjnë krimet mëkatare dhe mendjelehte të këtyre budallenjve që muslimanët fetarë të akuzohen pa faj për gjëra që nuk i kanë kryer?

Unë këshilloj të gjithë ata që kanë lidhje me këta njerëz ose bëjnë tekfir, që ata të pendohen para Allahut (xhele ue ala). Këto ngjarje që ndodhin afër nesh shkatërrojnë shtëpitë, shuajnë jetët dhe cenojnë nderet. Kjo shpallet nga njerëz që në të vërtetë nuk i marrin parasysh besimtarët fare.

Shpërndaje: