Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ne nuk kemi nevojë për koka të prera

Imam Ebu Bakr Ahmed bin el-Husejn el-Bejhaki (v. 458)

Burimi: es-Sunen el-Kubra (9/223)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Ez-Zuhri (vdiq. 124) ka thënë:

”Kurrë nuk ju kanë sjellur kokat e prera të armikut të dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem – madje as gjatë luftës së Bedrit.”

Kur një kokë e prerë i është sjellë kalifit të parë Ebu Bekrit radijAllahu anhu ai e ndaloi këtë veprim.”

Kur një kokë e prerë iu sollë Ebu Bekrit, ai u ngjit në minber dhe tha:

”Ne nuk kemi nevojë për këtë. Kështu bëjnë kufarët dhe jo-arabët.”

Shpërndaje: