Imam Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774)
Tefsir el-Kuran el-Adhim (2/240)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allah -tabarek ue te ala- ka thënë:
”Ngase Zoti yt nuk do të ndëshkonte qytete për veprat e tyre të gabuara (për idhujtarin), ndërkohë që populli i atyre vendeve të ishte i paditur dhe i panjoftuar.” 1
Në fakt, Allahu ka dërguar të dërguar dhe libra pikërisht në mënyrë që askush të mos dënohet për padrejtësinë e tij ndërsa atij nuk i ka arritur shpallja. Umetet janë arsyetuar dhe askush nuk është dënuar derisa t’iu ketë arritur i dërguari. Siç ka thënë Allahu -te ala-:
”Vërtet që Ne të kemi dërguar ty me të vërtetën, përgëzues dhe këshillues dhe nuk ka pasur asnjë popull që të mos i ketë ardhur paralajmërues.” 2
”Çdo populli Ne i çuam një të dërguar (që u thoshte): “Adhuroni Allahun dhe shmangni adhurimin e tagutit!” En-Nahl, 16:36
”Ne nuk ndëshkojmë asnjë popull, para se të dërgojmë të dërguar (për të udhëzuar e këshilluar).” 4
“Çdo herë që hidhet në xhehnem një grup, rojtarët e tij do t’i pyesin: “A nuk ju pat ardhur juve ndonjë qortues (i dërguar)?” Ata do të thonë: “Po, gjithsesi na erdhi një qortues, por ne e përgënjeshtruam dhe i thamë: “Allahu nuk shpalli asgjë, e ju nuk jeni tjetër vetëm se në një humbje të madhe!” 5
Ka shumë ajete të ngjashëm.
1 6:131
2 35:24
4 17:15
5 67:8-9