Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Në të vërtetë ku qëndron Amër Khalid?

Alameh Muhammed bin Abdil-Vehab el-Uasabi (v. 1436)

Burimi: http://www.olamayemen.net/MultimediaDetails_ar.aspx?ID=6598&size=2&ext=.mp3

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Amër Khalid nuk është dijetar. Ai ska asgjë për të sjellur (nga dija). Ai është i pavlefshëm. Gjendja e tij është e trishtuar. Ai pranohet nga shtetet në aeroporte. Këto shtete mund të jenë nën presion nga SHBA për ta pranuar atë. Ata e marrin atë. Ai erdhi në Jemen, dhe ai u prit zyrtarisht. Ai filloi të japë ligjërata. Burra dhe gra të gjithë ishin mbledhur në një vend. Ata shpenzojnë shuma të mëdha parash. Sa kushton një biletë? A ju kujtohet sa ishte çmimi i një bilete? Bëhet fjalë për shuma të mëdha. Ai është i veshur me kravatë dhe është i rruar. Ai i bën njerëzit të qeshin. Ai pyet se kush thotë që shejtani është kafir?. Ai thotë se Iblisi nuk është kafir. Ai bën shaka me njerëzit. Ai e tha këtë me dialektin e tij egjiptian se Iblisi nuk është kafir. Ndërsa Allahu thotë:

إِلاَّ إِبْلِيسَ أَبَى وَاسْتَكْبَرَ وَكَانَ مِنَ الْكَافِرِينَ

”Përpos Iblisit i cili refuzoi dhe u mbajt në të madh dhe u bë kafir.” 2:34

Ai e mbron shejtanin, Iblisin, dhe thotë se ai nuk është kafir. Çfarë do të thotë kjo? Ai dëshiron ti bëjë myslimanët që të dyshojnë në Kuranin? A të pranojmë fjalën e tij të rreme dhe të refuzojë fjalën e Allahut?

Ai thotë diçka të ngjashme se Profeti Daudi ﷺ e mori tokën nën xhaminë në Jerusalem, e cila i përkiste një gruaje jehude me forcë. Kjo do të thotë se Amër Khalid është me jehudët dhe të krishterët.

 

Shpërndaje: