Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi:http://www.alfawzan.af.org.sa/
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetja: Gruaja ime punon si mësuese. Kur shkon në shkollë, ajo lë fëmijët me shërbëtoren. A konsiderohet që me këtë ajo të jetë e mirë ndaj fëmijëve?
Përgjigje: Ky është rreziku për të cilin ne kemi folur më herët: kur gruaja lë fëmijët e saj për të dalë dhe për të punuar. Puna që Allahu i ka dhënë asaj si detyrë është që të edukojë fëmijët dhe jo të shkoj në vendet e punës e në dyqane, parqe dhe t’i lejë fëmijët e saj. Kjo nuk është e lejuar. Ajo do të jap llogari para Allahut (subhanehu ue te ala) për këtë. Ajo është ruajtëse e cila është përgjegjëse për atë që i është besuar. Ajo duhet të ketë frikë Allahun (azze ue xhel). Fakti që ajo të edukon fëmijët e saj dhe kujdeset për ta, është detyrë më madhe se punësimi i saj.