Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (v. 1429)
Burimi: Fet´h-urr-Rrabb el-Uedud (2/256)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Çfarë roli luan gruaja myslimane në edukimin e duhur të brezave të ardhshëm?”
Përgjigje: “Nëna është shkolla e parë. Nëse ajo është e edukuar, edhe pasardhësit bëhen të edukuar. Nëse ajo nuk është e tillë, atëherë do të kemi gjeneratë jo të mirë dhe të devijuar.
Bazuar në këtë përgjegjësia e gruas myslimane është shumë e madhe. Ajo është e obliguar që të kujdeset për edukimin e duhur dhe që të përmbushur obligimin e saj, e kjo do të thotë që ajo t’i rris fëmijët e saj sipas porosive islame. Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Çdo fëmijë lindë sipas natyrshmërisë së vet të pastër. E më pas prindërit e tij e bëjnë atë çifut, të krishterë apo adhurues zjarri.”
Pra, kjo është përgjegjësi e madhe e gruas dhe në të njëjtën kohë është shpërblim i madh, por vetëm nëse ajo e përmbush obligimin e saj. Megjithatë, janë të pakët ata njerëz që me të vërtetë e përmbushin këtë obligim ashtu siç duhet.”