Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Nëna kërkon që ta dërgoj në sallë dasmash

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Ligjërata: Sherh Umdat-il-Fikh (12), min: 42.47

Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/umdah%20Fiqh-19-10-1434_0.mp3

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetja: Nëna ime kërkon që ta dërgojë në sall dasmash (është ftuar në ndonjë rast familjar). Jam i bindur se në ato raste bëhen mëkate. Nëse aty nuk ka tinguj të muzikës, atëherë ka veshje të pahijshme dhe lakuriqësi. Prandaj a mund t’i them jo nënës sime?

Përgjigje: Ti duhet t’i thuash jo nënës sate. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Nuk ka bindje ndaj krijesave në atë që është mëkat ndaj Allahut.”

Transmeton Bukhari (7258) Muslimi (1840).

Allahu (Xhela ue Ala) ka thënë:

وَتَعَاوَنُواْ عَلَى الْبرِّ وَالتَّقْوَى وَلاَ تَعَاوَنُواْ عَلَى الإِثْمِ وَالْعُدْوَانِ

“Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e jo në mëkate e armiqësi.”1

Mos e dërgo në një vend për të cilën je i bindur se bëhen mëkate. Megjithatë, mundohu që ta bindësh atë. Nëse nuk ke sukses që ta bindësh, atëherë duhet ti thuash asaj se as ty dhe as asaj nuk i lejohet të shkoj atje dhe se ti nuk do ta ndihmosh atë me mëkat.


5:2

Shpërndaje: