Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Një person është 27 vjeçar dhe ende nuk e ka bërë umren. Kur ai dëshiroi ta bëjë atë nëna e tij e ndaloi për shkak se frikësohej për të. A duhet të bëjë umren pa pëlqimin e saj apo duhet të mbetet tek nëna në mënyrë që ta kënaqë atë?
Përgjigje: Sipas mendimit që thotë se: është e detyrueshme për të gjithë muslimanët që të bëjnë umren, ti duhet ta bësh atë. Ajo ka të njëjtin gjykim si haxhi. Nuk është e lejueshme për askënd që të ndalojë dikë që të bëjë një haxh të detyrueshëm ose të bëjë një umre të detyrueshme.
As prindërit e tij e as dikush tjetër nuk mund ta ndalojë atë. Ashtu siç nuk i lejohet nënës tënde që ta ndalojë ty faljen e namazit farz, gjithashtu nuk i lejohet asaj që të ndalojë nga bërja e umres apo haxhit të detyrueshëm.