Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Nëse bashkëshorti bën zina, a duhet të ndahem prej tij?

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: http://binbaz.org.sa/mat/3182
Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Nëse një burrë bën zina ndërsa ai është i martuar, a i ndalohet atij gruaja? Apo, nëse gruaja bën zina, a duhet t’i ndahet asaj burri?

Përgjigje: Asnjëri nuk duhet të ndahet nga tjetri për këtë gjë. Por, është obligim për ta që të pendohen sinqerisht tek Allahu (subhanehu ue te ala) dhe që kjo më pastaj të pasohet me iman të sinqertë dhe vepra të mira.

Pendim i sinqertë është ai pendim në të cilin njeriu heq dorë nga mëkati, shprehja e keqardhjes për veprimin dhe vendosmëria (dhe të shprehurit e saj) e sinqertë që të mos e bëj edhe njëherë këtë veprim. E gjithë kjo, të bëhet për shkak të frikës ndaj Allahut Subhaneh dhe madhërimit të Tij, duke shpresuar shpërblimin dhe mos-ndëshkimin nga ana e Allahut. Thotë Allahu (subhanehu ue te ala):

وَإِنِّي لَغَفَّارٌ لِّمَن تَابَ وَآمَنَ وَعَمِلَ صَالِحًا ثُمَّ اهْتَدَى

“Vërtet, Unë jam Falës për atë që pendohet, beson e bën vepra të mira dhe pastaj qëndron në rrugë të drejtë.” 20:82

Dhe thotë Allahu (subhaneh):

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا تُوبُوا إِلَى اللَّهِ تَوْبَةً نَّصُوحًا

“O ju, që keni besuar! Kthehuni tek Allahu me një pendim të sinqertë.” 66:8

Dhe thotë Allahu (azze ue xhel):

وَتُوبُوا إِلَى اللَّهِ جَمِيعًا أَيُّهَا الْمُؤْمِنُونَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ

“Të gjithë ju, o besimtarë, pendohuni te Allahu, që të arrini shpëtimin!” 24:31

Zinaja është prej mëkateve dhe ndalesave më të mëdha në islam. Allahu (xhele ue ala), i ka paralajmëruar jobesimtarët, vrasësit pa të drejtë dhe zinaqarët me shtim të dënimit në Ditën e Kiametit, gjithashtu, u ka premtuar përulje dhe nënçmim të përhershëm. Dhe kjo, për shkak të peshës së mëkatit të tyre, për shkak të të keqes së mëkatit që kanë bërë, siç edhe thotë Allahu (subhaneh):

وَالَّذِينَ لَا يَدْعُونَ مَعَ اللَّهِ إِلَهًا آخَرَ وَلَا يَقْتُلُونَ النَّفْسَ الَّتِي حَرَّمَ اللَّهُ إِلَّا بِالْحَقِّ وَلَا يَزْنُونَ وَمَن يَفْعَلْ ذَلِكَ يَلْقَ أَثَامًا * يُضَاعَفْ لَهُ الْعَذَابُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَيَخْلُدْ فِيهِ مُهَانًا * إِلَّا مَن تَابَ وَآمَنَ وَعَمِلَ عَمَلًا صَالِحًا فَأُوْلَئِكَ يُبَدِّلُ اللَّهُ سَيِّئَاتِهِمْ حَسَنَاتٍ وَكَانَ اللَّهُ غَفُورًا رَّحِيمًا

“Dhe ata që pos Allahut nuk adhurojnë zot tjetër, nuk vrasin njeri, gjë që Allahu e ka ndaluar, përveçse me të drejtë dhe që nuk bëjnë kurvëri. E kush i bën këto do të marrë ndëshkimin. Ndëshkimi do t’i dyfishohet në Ditën e Kiametit dhe ai do të qëndrojë përherë në këtë fatkeqësi i poshtëruar. Përjashtim bën ai që pendohet, beson dhe punon vepra të mira. Një njeriu të tillë Allahu ia ndërron veprat e këqija në të mira. Allahu është Falës e Mëshirëplotë.” 25:68-70

Është obligim i çdo myslimani dhe myslimaneje që të ruhet nga ky mëkat i madh, dhe të ruhet nga të gjitha gjërat që të shpien në ndonjë formë tek ajo. Gjithashtu, secili prej atyre që ka bërë këtë veprim, e ka për obligim që të shpejtoj drejt pendimit të sinqertë, dhe dijeni se Allahu pranon pendimin e atyre që i drejtohen me sinqeritet dhe ua falë atyre mëkatet.

Shpërndaje: