Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=tsr2zBvUy0Y
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Në qoftë se një bidatçi kërkon nga unë që të shkojë në xhaminë e tyre për ti këshilluar dhe predikuar atyre, a duhet të shkojë apo duhet të refuzojë?
Përgjigje: Mos refuzo, nëse pasuesit e bidateve duan që ti të shkosh në xhaminë e tyre për hytbe, këshillë, ose të mbashë një seminar apo një ligjëratë. Por je i detyruar të flasësh për bidatin që ata posedojnë. Paralajmëro kundër tyre dhe sqaro dëmin me ndihmën e argumenteve nga Kurani dhe Sunneti. Shpresojmë që Allahu të udhëzon ndonjë prej tyre me anë të një fjale, këshille apo predikimi. Në këtë rast ti shpërblehet për këtë.