Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Fetva Ibn Uthejmin 19/87
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Nëse një pacient vuan nga një sëmundje e zemrës, vetëm një pjesë e zemrës së tij punon dhe ai ka nevojë vazhdimisht për ilaç, madje çdo gjashtë apo tetë orë. A është shfuqizuar agjërimi në rastin e tij?
Përgjigje: Po, agjërimi në këtë rast është shfuqizuar për të dhe ai duhet të ushqejë për çdo ditë një të varfër. Nëse ai dëshiron mund t’i japë çdo të varfëri një shujtë ushqimore, p.sh. oriz, e nëse ai vendos edhe pak mish është më mirë ose nëse ai dëshiron në natën e fundit të Ramazanit mund të ofrojë një darkë apo ushqim në ndonjë ditë pas Ramazanit. Secila prej këtyre opsioneve është e lejuar.