Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Burimi: nr 10/155
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Një grua ishte agjërueshëm dhe një kohë të shkurtër para ezanit të namazit të akshamit i erdhën menstruacionet, a e prish kjo agjërimin e saj?
Përgjigje: Nëse menstruacionet vijnë para se dielli të ketë perënduar agjërimi i saj prishet dhe ajo duhet ta kompensojë atë ditë. Por nëse periudha e saj i vjen pas perëndimit të diellit, agjërimi i saj është i saktë dhe ajo nuk duhet ta kompensojë këtë ditë.