Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (v. 1429)
Burimi: Fataua Sijam
www.perlatmuslimane.com
Pyetja nr 26: Cili është gjykimi që agjëruesi të ha syfyr duke menduar se është ende koha e syfyrit, por i bëhet e qartë se koha i ka kaluar ose për ta prishur agjërimin duke menduar se dielli ka perënduar, por në të vërtetë akoma nuk ka perënduar?
Përgjigje: Nëse ai ha ose pi sepse ai dyshon në agimin dhe nuk i është bërë e qartë, atëherë agjërimi i tij është i saktë. Ai nuk duhet ta kompensojë atë ditë. Por në qoftë se është bërë e qartë se ai ka ngrënë ose pirë pasi që agimi është bërë i qartë pa dyshim, atëherë ai duhet ta kompensojë atë ditë. E njëjta gjë vlen nëse ai e prish agjërimin duke besuar se dielli kishte perënduar. Në qoftë se sqarohet se ai nuk kishte perënduar, ai detyrohet ta kompensojë atë ditë.