Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.bayenahsalaf.com/vb/showthread.php?p=8719
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi nëse vërtetohet se Ramazani ka filluar në një vend si Arabia Saudite ndërsa një tjetër vend nuk e ka deklaruar fillimin e ramazanit? A duhet të agjërojmë me Arabinë Saudite? Si duhet vepruar nëse ka mosmarrëveshje në të njëjtin vend?
Përgjigje: Të gjithë muslimanët duhet të fillojnë dhe të përfundojnë agjërimin me muslimanët që jetojnë në vendin e tyre. Muslimanët janë të obliguar që të vrojtojnë hënën e re në vendet e tyre dhe jo hënën e re në vendet e largëta ku orbitat ndryshojnë.
Nëse ndodh që muslimanët jetojnë në një vend kufri ku mungojnë muslimanë të cilët kërkojnë vrojtimin e hënës së re, atëherë është në rregull që të agjërojë me Arabinë Saudite.