Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Nëse pa qëllim depërton uji në fyt gjatë larjes së gojës dhe hundës gjatë marrjes abdes nga agjëruesi

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Fikhul-ibadat
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
 
Pyetje: Nëse agjëruesit pa dashje i depërton uji në fyt gjatë larjes së gojës dhe hundës gjatë marrjes abdes, a prishet agjërimi i tij?
 
Përgjigje: Nëse agjëruesit gjatë larjes së gojës dhe hundës i ka depërtuar uji në brendësinë e tij nuk i prishet agjërimi sepse ai nuk ka pasur për qëllim një gjë të tillë.
 
Thotë Allahu i Madhërishëm:
 
 “Nuk ëshë ndonjë mëkat juaji ajo për çka keni gabuar por është mëkat ajo që zemrat tuaja e bëjnë qëllimisht.” El-Ahzab, 33:5

Shpërndaje: