Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: esh-Sharh el-Mumti (6/487-488)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
”Bindja jonë në lidhje me personin i cili është duke falur namaz nafile, është se: nuk duhet ta ndërpresë namazin, nëse nuk ka ndonjë arsye të vlefshme.
Këtu lind pyetja: A konsiderohet arsye e vlefshme nëse nëna të thërret kur je duke u falur?
Përgjigja kërkon shtjellim të hollësishëm: Nëse në parim, nëna nuk dëshiron që ai të prish namazin dhe mos-përgjigja ndaj saj nuk ka të bëj me dëmin që mund të pësoj ajo, ose nëna nuk e merr këtë me të keqe, ai nuk duhet ta prishë namazin.
Poqë se ai e prish namazin dhe i tregon nënës së tij se, ai e ndërpreu namazin për shkak të saj, ajo do të pyes veten, pse ai e bëri këtë?!
Por, në qoftë se nëna nuk e justifikon fëmijën e saj (ka prindër që nuk e bëjnë këtë), ne e kemi bindjen se ai duhet ta prishë namazin.”