Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Burimi: El-Ubudijeh, fq 87.
www.perlatmuslimane.com
Nëse zemra e robit refuzon të kërkojë prej Allahut dhe të shpresojë tek Ai, atëherë robi do të largohet nga adhurimi dhe robërimi i vërtetë, sidomos kur shpreson nga krijesat në vend që të shpresojë nga Krijuesi. Rrjedhimisht që zemra e tij do të varet tek pozita, tek ushtria, tek pasuesit e tij ose tek familja dhe shokët e tij, ose tek pasuria, ose tek mbretërit ose tek ndonjë tjetër prej krijesave që një ditë do të vdesin. Allahu i Lartësuar thotë:
وَتَوَكَّلْ عَلَى الْحَيِّ الَّذِي لَا يَمُوتُ وَسَبِّحْ بِحَمْدِهِ ۚ وَكَفَىٰ بِهِ بِذُنُوبِ عِبَادِهِ خَبِيرًا
“Ti mbështetju Atij të Përjetshmit që nuk vdes kurrë, madhëroje me lavdërimin që i takon Atij, Ai mjafton për njohje në hollësi të mëkateve të robërve të Tij.” Surja El-Furkan 25:58