Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Neve nuk na intereson se çfarë thonë dijetarët

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: el-Lika esh-Shehri (58 A)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Ka rroba që janë një e keqe dhe provokim i qartë. Nuk është e lejuar për gruan që të vesh pantallona sepse ato janë veshje e burrave. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) mallkoi gratë që duken si burrat dhe burrat që duken si gratë. Është e çuditshme se si njerëzve nuk u intereson kur dijetarët japin një fetva. Shejkhu fisnik Abdul-Aziz bin Bazi, myftiu i Arabisë Saudite, dijetarët e tjerë dhe Komisioni i Fetvave kanë dhënë fetva, por njerëzve nuk u intereson.

Ata arsyetohen me atë se gruaja i vesh pantallonat kur ajo është në shtëpi, me burrin e saj dhe të ngjashme. Çështja nuk është vetëm se pantallonat zbulojnë format e trupin të gruas. Çështja është se pantallonat janë veshje e burrave. Kur gruaja vesh pantallona ajo i ngjason burrit.

Nëse dijetarët në këtë vend, të cilët janë pushtetarë në këtë vend, edhe nëse jo në tërë botën, nëse ata thonë se diçka është e ndaluar dhe njerëzve nuk u intereson se çfarë ata thonë, është për të ardhur keq. Nëse njerëzit nuk u binden dijetarëve të tyre, të cilët janë liderët e vendit kur është fjala për sqarimin e Sheriatit, kujt duhet ata ti binden? Nëse ata u referohen dijetarëve të tyre kur është fjala për namazin, zekatin, agjërimin dhe haxhin, atëherë pse ata i kundërshtojnë në çështje të tjera si veshja dhe pasojnë epshin e tyre pa asnjë argument apo analogji?

Këto pantallona nuk janë të lejuar për gruan sepse është përngjasim me burrat. Ndoshta do të vijë një ditë kur shfaqen pantallona vërtetë shumë të ngushta në mënyrë që burri mund të vërejë kofshët e një gruaje plotësisht. Ndoshta do të vijë një ditë kur shfaqën pantallona mëndafshi që kanë të njëjtën ngjyrë si lëkura në mënyrë që ajo duket sikurse të jetë krejtësisht lakuriq. Ky ndryshim i shpejtë varet nga dy gjëra:

1 – Burrat nuk e kryejnë detyrën e tyre sikurse Allahu i ka obliguar. Ata nuk kujdesen për gratë, ata nuk i mësojnë ato, e as nuk i udhëzojnë ato. Është sikurse këta burra nuk janë përgjegjës fare për vajzat e tyre, motrat dhe gratë. Ne i paralajmërojmë këta burra që mos të lënë pas dore gratë e tyre. Në Ditën e Gjykimit ata do të jenë përgjegjës për to. Ekziston rreziku që këto gra të jenë armiqtë e burrave para Allahut (Aze ue Xhel). Nëse profeti (salAllahu alejhi ue selem) nuk e kishte ditur se një grua nuk është e aftë të edukohet dhe të udhëzohet vetë, ai nuk kishte thënë:

“Burri është bari i familjes së tij dhe ai është përgjegjës për të.”

Pse e tha ai këtë? Burri duhet të përmbushë përgjegjësinë e tij dhe burrërinë e tij dhe ta di ai është i zoti i shtëpisë. Për fat të keq, shumë njerëz janë bërë të nënshtruar.

2 – Personaliteti i dobët. Ne besojmë se jemi të prapambetur dhe se vendet jomuslimane janë të zhvilluara dhe prandaj ne vrapojmë pas tyre dhe i imitojmë ata. Është e detyrueshme që muslimani të jetë krenar për fenë e tij dhe që ai të ketë një personalitet të fortë. Ai nuk duhet t’u nënshtrohet këtyre.

Shpërndaje: