Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Nga Iraku shfaqen brirët e shejtanit

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Ligjërata: Hakikatu Da’uat-ish-Shejkh Muhammed bin Abdil-Uehab Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/02011436.mp3

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Armiqtë e thirrjes së shejkh Muhammed bin Abdil-Uehabit zbatojnë ndaj tij hadithin që thotë se Nexhdi përbëhet nga tërmetet dhe sprovat dhe se nga aty do të dalin brirët e shejtanit. Si refuzoni pretendimin e tyre?

Përgjigje: I dërguari e tha këtë kur ai ishte në Medine. Ai e tha këtë në el-Medine dhe bëri me shenj drejt lindjes. Në lindje të Medinës është Iraku. Në Irak, një sasi e madhe e së keqes janë shfaqur sikurse Khauarixhët dhe gjëra tjera.

Shpërndaje: