Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ngjyra e flokëve e cila i bën flokët e thinjura në të zeza

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Bab el-Lika el-Maftuh (61 B)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Është një ngjyrë e flokëve e cila në vetvete nuk është e zezë, por nëse flokët e thinjura ngjyrosen me të bëhen të zeza. A është e lejueshme që të ngjyrosen flokët me këtë ngjyrë?

Përgjigje: Fakti se flokët bëhen të zeza kjo është e ndaluar. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka urdhëruar që flokët e thinjura të ngjyrosen por ka ndaluar të ngjyrosen me të zezë, kur ai tha:

“Ndryshoja ngjyrën e flokëve të thinjura të këtij burri dhe shmangu nga ngjyra e zezë.”

Gjithashtu është transmetuar një qortim i ashpër për atë që ngjyros flokët me ngjyrë të zezë. Është e detyrueshme që ta ketë frikë Allahun (Azze ue Xhel). Edhe pse ai ka flokë të thinjura ai konsiderohet të jetë i ri përderisa ai është vital dhe i fortë. Dhe në qoftë se ai është i dobët dhe i plogësht dhe ka flokë të zeza kështu që ai konsiderohet të jetë plakur.

Shpërndaje: