Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: http://binbaz.org.sa/mat/19819
Përkatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “A është e lejuar për të ngrënë nga mishi i kafshës së therur nga femra?”
Përgjigje: “Po, therja që bëhet nga gruaja është e lejuar për t’u ngrënë nëse gruaja është myslimane, çifute ose e krishtere.
Therjet e myslimanëve, çifutëve dhe të krishterëve janë të lejuar në qoftë se ato bëhen sipas Sheriatit pavarësisht nëse therësit janë burra apo gra. Profeti صلى الله عليه و سلم është pyetur në lidhje me këtë gjë dhe ai e miratoi.
Gratë dhe burrat kanë të njëjtat gjykime përveç dallimeve (në gjykime) për të cilat flasin argumentet e sheriatit. Kështu që, therjen që e bën gruaja është sikurse ajo që e bën burri.”