Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Fetaua el-Mua’asirah, fq. 251
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Në shumicën e restoranteve në shtetet e perëndimit, peshkun dhe patatet e skuqura përgatiten në një enë të thellë e të mbushur me vaj. Prandaj, a është e lejueshme të hamë peshk ose patate të skuqura në vajin i cili më pare është përdorur për të përgatitur mish jo-hallall, apo ndoshta edhe mish derri? Gjithashtu, a është e obligueshme ta pyesim pronarin apo punëtorët e restorantit nëse në vaj ata kanë përgatitur ndonjë gjë tjetër më herët? Apo duhet ta hamë peshkun ose patatet e skuqura pa pyetur? Duhet pasur parasysh se, ky është një problem i përditshëm i myslimanëve të cilët jetojnë në këto shtete; Allahu ju shpërbleftë me të mira.
Përgjigje: “Nëse ne e dimë se shumica e asaj që është përgatitur me këtë vaj është e papastër për myslimanët, si për shembull mishi i ngordhësirave (mish i kafshëve të cilat kanë ngordhur para therjes) ose mishi i derrit, atëherë është e domosdoshme që të pyesim. Megjithatë, nëse ne nuk e dimë nëse shumica e asaj që është e përgatitur me këtë vaj është e papastër për myslimanët, atëherë nuk është e detyrueshme të pyesim. Allahu e di më së miri!”