Imam Ebu Hasan Ali bin Ismail el-Eshari
Burimi: el-Ibaneh, faqe. 100
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
”Kapitulli 7: Ngritja e Allahut mbi arsh
Nëse dikush pyet se çfarë themi ne në lidhje me ngritjen e Allahut mbi fronin e Tij, atëherë themi se, Allahu (i Madhëruar) është ngritur mbi fronin e Tij ashtu siç i takon vetëm Atij, pa gjykuar ne se si Ai e ka bërë këtë. Thotë Allahu në Kur’an:
”I Gjithëmëshirshmi u ngrit mbi arsh (fronin e Tij).” 20:5
“Por, Allahu e ngriti atë (Isain) lartë pran Vetes së Tij.” 4:158
“Tek Ai ngritet fjala e mirë dhe puna e drejtë e lartëson atë (fjalën e mirë).” 35:10
Allahu i (Lartësuar) tregon se Faraoni i tha Hamanit:
“E Faraoni tha: “O Haman, ma ndërto mua një pirg (vend të lartë), e ndoshta do t’i gjejë rrugët.- Rrugët e qiejve, që të mund ta shoh Zotin e Musait, edhepse unë me të vërtetë mendoj se ai është gënjeshtarë.” 40:36-37
Nga ky ajet, nënkuptojmë se Faraoni e akuzoi profetin e Allahut Musain (alejhis-selam), si gënjeshtar kur ai i tha se Allahu (i Madhëruar) është mbi qiej.
Allahu (i Madhëruar) ka thënë:
“A u garantuat ju prej Atij që është në qiell, që të mos u lëshojë toka kur ajo të dridhet? A u garantuat ju prej Atij që është në qiell, që të mos lëshojë kundër jush ndonjë stuhi me rrebesh gurësh. E pra, do ta kuptoni se si është ndëshkimi Im!” 67:16-17
Mbi qiej është froni Tij. Pasi që kjo është kështu, prandaj Ai tha:
“A u garantuat ju prej Atij që është në qiell…” 67:16
Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Allahu mbi shtatë qiejt e ka vendosur ujin dhe mbi këtë ujë e ka vendosur arshin e Tij.”
Dhehebiu në ‘el-‘Uluv’. Imam Albani thotë se hadithi është i saktë. Apo autentik
Pastaj Imam Ebu Hasan el-Eshari thotë:
”E gjithë kjo vërteton se Allahu është ngritur mbi qiell dhe mbi fronin e Tij. Të gjithë njerëzit me mendje të shëndoshë thonë se, qiejt nuk janë vetë toka. Kjo dëshmon se Allahu (i Lartësuar) është i Vetmi Zot me Madhërinë ashtu siç i takon Atij dhe është ngritur mbi fron, andaj kështu duhet edhe ta besojmë, jo panteizëm dhe ndonjë konkluzion njerëzor. ”
Edh-Dhehebi ka thënë: ”Libri ‘el-Ibanah’ i përket veprave më të famshme të Ebu Hasan el-Eshariut. Hafidh Ibn Asakir e bëri të njohur këtë libër sepse shpeshherë bazohej në të. Ndërsa Imam en-Neveviu e kopjoi këtë libër duke e shkruar atë me dorën e tij.” (el-Uluvv, faqe. 239)