Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Një burrë u martua me një grua nga Xhemati Tekfir

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi´i (v. 1422)

Burimi: Tuhfetul Muxhijb, fq. 87 pyetja nr. 5

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Një burrë u martua me një grua nga Xhemati Tekfir dhe ai nuk e dinte këtë gjë. Kur ai e mori vesh këtë gjë, e ndau atë dhe më pas ajo i lindi atij një fëmijë. A i lejohet atij që t`ia marrë asaj fëmijën e tij duke u frikësuar se ajo do të ndikoi tek fëmija, apo nuk lejohet?”

Përgjigje: ”Unë e këshilloj atë që ta këshillojë dhe ta përkujtojë atë (gruan) me hadithet e ardhura të cilat e ndalojnë që të bësh tekfir mbi myslimanët, p.sh hadithi:

”Ai i cili i thotë vëllait të tij: ”o kafir” ose do të jetë kështu sikurse tha ose (kjo fjalë) do t`i kthehet vetë atij.”

Gjithashtu Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë për Hauarixhët:

Ata janë qentë e banorëve të zjarrit.

Gjithashtu ka thënë:

Dalin nga feja ashtu sikurse del shigjeta nga gjahu.

Ai duhet ta përkujtojë atë me Allahun dhe t`i tregoi asaj argumentet që flasin kundra Hauarixhëve. Nëse ajo kthehet ose në të kundërtën e ndan atë nëse ai frikësohet për fëmijët e tij.

Ndërsa sa i përket fëmijës së tij, Profeti salAllahu alejhi ue selem i tha një gruajer:

”Ti ke më shumë të drejtë ndaj tij (fëmijës) përderisa nuk martohesh.”

Porse nëse ai frikësohet se ajo do t`ia mësoi djalit të saj bidatin e Xhematit Tekfir, ai obligohet që ta merrë atë prej saj, sepse ajo nuk ka të drejtë që të kujdeset për të.”

Shpërndaje: