Imam Ismail Ibn Kethir Ed-Dimeshkij (v. 774)
Tefsir El-Kuran El-Adhim (3/419)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu -azze ue xhel: ka thënë:
“Atë ditë pushteti i vërtetë do t’i përkasë vetëm të Gjithëmëshirshmit. Kjo do të jetë ditë e vështirë për kufarët.” El-Furlan, 25:26
Ky ajet na kujton ajetin:
”Për ditën kur ata do të paraqiten të zbuluar, kur asgjë e tyre nuk do të jetë e fshehtë për Allahun. Kujt i përket pushteti i asaj dite? Allahut, të Vetmit, Ngadhënjimtarit!” Gafir, 40:16
Në hadithin autentik thuhet se Allahu -te ala- do t’i palosë qiejt në dorën e Tij të djathtë dhe do t’i kapë tokat me dorën tjetër, pastaj do të thotë:
”Unë jam Mbreti. Ku janë mbretërit e tokës? Ku janë tiranët? Ku janë mendjemëdhenjtë?”
Transmeton (7382) dhe Muslimi (2787).
Allahu -te ala- ka thënë:
”Kjo do të jetë ditë e vështirë për kufarët.”
Do të thotë se ajo do të jetë jashtëzakonisht e vështirë sepse kjo është dita e drejtësisë dhe e gjykimit. Siç ka thënë Ai -te ala-:
”Kur të fryhet në buri, ajo do të jetë një ditë e rëndë. Për kufarët nuk do të jetë aspak e lehtë.” El-Mudethir, 74: 8-10
E tillë do të jetë gjendja e mohuesve (kufarëve) në ditën e gjykimit. Sa u përket besimtarëve, Ai -te ala- tha:
“Tmerri më i madh nuk do t’i pikëllojë ata.” El-Enbija, 21:103