Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Një gosti e madhe për vëllezërit

Imam Ebul-Husejn Muhammed bin Ebi Ja’la el-Hanbeli (v. 526)

Burimi: Tabakat-ul-Hanabilah (1/279)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

117 – Ismail bin el-Ala. Ai ka përcjellë disa gjëra nga Imami ynë duke përfshirë edhe atë që na tregoi Ebul-Husejn ibn el-Abanusi: Darakutni na informoi: Xhafer bin Muhammed bin Nusejr na tregoi: Ebul-Fad’hl el Abas bin Jusuf es-Sa’ih na tregoi: xhaxhai im Muhammed bin Ismail bin el-Ala më tregoi: babai im më tregoi:

“Rizkullah bin Musa el-Kaluadhani më ftoi në shtëpinë e tij dhe shërbeu një sasi të madhe të ushqimit. Aty ishte gjithashtu Ahmed bin Hanbeli, Jahja bin Main, Ebu Khejthemeh dhe të tjerët. Ai na gostiti me një ëmbëlsirë të bërë nga bajamet dhe yndyra e bajameve që e kishte blerë për 80 monedha argjendi. Ebu Khejthemeh tha: “Ky është  shpenzim i tepërt i pasurisë.” Ahmedi tha: “Jo aspak. Nëse e tërë bota ishte mbledhë një copë ushqimi të cilën një musliman e merr dhe e futë në gojën e vëllait të tij, kjo nuk do të ishte shpenzim i tepërt.” Jahja bin Main tha: “Ti ke të drejtë, o Ebu Abdil-lah!”

Shpërndaje: