Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kishte gjakderdhje njëzet ditë pasi kishte lindur

Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (v. 1429)

Burimi: Fataua Sijam

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 14: Një grua kishte gjakderdhje njëzet ditë pasi kishte lindur. Pastaj gjakderdhja pushoi për dy ditë. Pastaj iu kthye. A është dashur që ajo të falet dhe të agjërojë këto dy ditë?

Përgjigje: Ajo nuk duhet të falet apo të agjërojë derisa gjaku i saj të pushoj plotësisht. Është e njohur se nga fundi i lehonisë gjaku i gruas pushon një ose dy ditë për t’u kthyer më pas dhe kështu vazhdon. Përderisa gjaku i saj vjen dhe shkon ajo nuk duhet të falet e as të agjërojë. Vetëm kur lehonia të ketë përfunduar plotësisht ajo detyrohet të pastrohet, të falet dhe të agjërojë. 

Sipas kësaj agjërimi dhe namazi i saj janë të pavlefshme gjatë kësaj periudhe. Nëse ajo ka agjëruar, ajo duhet ta përsëritë agjërimin. Gruaja me menstruacione që e di ciklin e saj mujor nuk duhet të nxitohet. Gjaku vjen dhe shkon. Ajo duhet të pret derisa t’i vijnë sekrecionet e bardha. Gjendja e pastër karakterizohet nga dy fenomene:

1 – Pushimi i gjakut.

2 – Sekrecionet e bardha.

Sekrecionet janë një lëng i sekretuar nga gruaja dhe dëshmojnë gjendjen e saj të pastër. Kur ato dalin prej saj kjo do të thotë se ajo është e pastër. Aishah (radijAllahu anha) e kishte zakon tu thoshte grave që e vizitonin atë:

”Mos u nxitoni derisa t’i shihni sekrecionet e bardha.”9 

Vetëm atëherë ajo duhet të pastrohet, të falet, të agjërojë, ta prekë Kuranin dhe ta vizitojë xhaminë. Umm Atijjeh (radijAllahu anha) ka thënë:

”Lëngun e verdhë dhe atë të turbullt që vjen pas menstruacioneve nuk e kemi llogaritur të jetë prej menstruacioneve.” 2

Kjo do të thotë pas asaj e karakterizon gjendjen e pastër.


1 Bukhari nr 19.

2 Ebu Daudi nr 307. 

Shpërndaje: