Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Një këshillë për Muhamed el-Imam

Alameh Muhamed bin Hadi el-Medkhali

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=154081

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Kam dëgjuar dhe lexuar hutben e së premtes të Shejkh Muhamed el-Imamit të datës 15/10-1436-10, pas së cilës jashtëzakonisht u trondita. Gjatë sulmit të Hutihve Rafida ndaj muslimanëve dhe Ehl-us-Sunnetit në formën e vrasjes, abuzimit dhe shkatërrimit, ne nuk e kemi dëgjuar atë të thotë as edhe një fjalë të vetme. Tani kur erërat e besimit kanë filluar të fryejnë, dhe erdhi ndihma për muslimanët dhe Ehl-us-Sunnetin, ai e thotë këtë fjalë të shëmtuar, duke argumentuar me hadithe që nuk argumentojnë për atë. Është sikur Allahu e ka verbëruar largpamësinë e tij.

Kështu ndodhim sprovat, ato sprovojnë zemrat nga e vërteta dhe dija për të. E lusim Allahun të na forcojë në të vërtetën. Lufta kundër Rafidave dhe Khauarixhëve nuk hyn në grupin e luftërave fitne luftërat. Lufta kundër tyre është i llojit të njëjtë sikurse Aliu dhe sahabët (radijAllahu anhum) luftuan kundër Khavarixhëve. Kundër kujt është kjo luftë? A nuk është kundër Rafidave dhe mbështetësve dhe ndihmësve të tyre? A po shqetësohesh se ata po luftohen?

E lus vëllain Muhamed el-Imam ta kontrolloj veten e tij. Mu tani është koha për të kontrolluar veten dhe për tu tërhequr nga gabimet. E vërteta është e përjetshme. Është më mirë për tu kthyer në të vërtetën sesa të vazhdosh në të kotën.

Allahu na udhëzoftë ne dhe atë në atë që Ai e do dhe kënaqet me të, na ndihmoftë me Islamin dhe Sunnetin dhe na forcoftë me to derisa ta takojmë Atë.

Shkruar nga Muhamed bin Hadi el-Medkhali

24/10-1436-10-24 ose 9/8-2015

Shpërndaje: