Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Një këshillë për prindin e nënçmuar

Alameh Ahmed Muhammed Shakir (v. 1377)

Burimi: Kelimat-ul-Hak, fq. 52-53

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Një vëlla i besueshëm tek i cili kam besim të plotë dhe i cilët jep mësim në një shkollë të huaj në Egjipt, jo në Evropë, më tregoi se ai bëri çdo gjë për të bërë drejtorinë e shkollës që të lejojnë kohën e namazit të xhumasë të jetë pushim në mënyrë që ai të mund të falë namazin e xhumasë. Nuk arriti ta bëjë këtë assesi. Ndërsa ai nuk është i vetëm në këtë. E njëjta gjë vlenë për të gjithë mësuesit e të tjerë që japin mësim arabisht në këtë shkollë. Drejtoria e shkollës refuzoi të bien dakord me propozimin. Rektori i saj ka thënë se nuk është e mundur për të kombinuar sistemin shkollor me namazin e së premtës. Unë nuk dua të përmendi  fjalët e drejtorit kur ai foli në këtë mënyrë të padurueshme dhe të mallkuar.

Qëllimi im tani nuk është që të bëjë që autoritete të sulmojnë këtë njeri, të shqyrtojnë rastin dhe ndoshta ta dëbojnë atë në një vend ku ai guxon të flasë në këtë mënyrë. Qëllimi im as nuk është që të detyrojë shkollat e huaja, që të lejojnë të premten (e cila është një festë zyrtare në vend dhe ditë e pushimit për muslimanët) të jetë ditë pushimi, edhe pse shumica e nxënësve në shkollë janë muslimanë. Unë nuk kam për qëllim asnjë prej këtyre. Unë e di se kjo është e pamundur. Është ndoshta më e lehtë për të më dëbuar mua nga vendi im se sa njerëzit e tillë.

Megjithatë, unë dua të këshillojë këta etër musliman që janë të poshtëruar dhe të dobësuar, dhe edhe kryelartë dhe arroganta. Ata e shohin në mënyrë nënçmues për të lënë fëmijët e tyre të shkojnë në shkollë me të gjithë të tjerët. Ata hedhin fëmijët e tyre tek armiqët e fesë së tyre fanatik dhe mbështetësit e misionarëve dhe humbasin paratë e tyre të cilat ata ose i kanë marrë në mënyra të paligjshme ose të lejuara. Përgatitjet e tyre i kanë mbushur trurët e çuditshëm. Madje edhe njerëzit injorantë të varfër që rastis u bënë të pasur janë të përfshirë në këtë tani – edhe pse ata nuk bëjnë dallim midis mësimeve.

Sipas këtyre njerëzve një familje nuk është mjaft e mirë deri sa ti hedh bijtë dhe bijat e tyre këtyre hendeqeve në mënyrë që ata mund të diplomohen si të rinjtë e huaj e të arsimuar. Gjëja e parë që ata nënçmojnë është fenë e tyre, popullin e tyre dhe familjet e tyre. Nëse nuk jeni dakord me mua, ju ose jeni tradhëtuar dhe mashtruar ose jeni shejtanë të mashtruar.

O muslimanë! Ju duhet ta dini se Allahu nuk do të pranojë ndjesën tuaj për krimet tuaja kundër fëmijëve tuaj. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Secili prej jush është bari dhe përgjegjës për kopenë e tij. Prijësi i popullit është bari dhe përgjegjës për kopenë e tij. Burri është bari dhe përgjegjës për familjen e tij. Gruaja është bareshë dhe përgjegjëse për shtëpinë e burrit të saj dhe për fëmijët e tyre.” Transmeton Bukhari (7138) dhe Muslimi (1829).

Ai (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

Çdo fëmijë lind në natyrshmërinë Islame. Pastaj janë prindërit e tij që e bëjnë atë jehudi, të krishterë apo adhurues të zjarrit.” 2

Unë mendoj se ju tani po ekuptoni se ai prej jush që insistonë në këtë pas kësaj, ai e braktis fenë edhe pse ai agjëron, falet dhe pretendon se është musliman. Unë ua tërheq vërejtjen për një dënim të ashpër. Kini frikë Allahun, dhe mbroni fëmijët tuaj, fenë e tyre dhe karakteret e tyre. Allahu na udhëzoftë neve dhe juve.


2 Bukhari (3/176) dhe Muslimi (2658).

Shpërndaje: