Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsilat-ul-Ahadith es-Sahihah (1/1/486)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
241 – Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Nuk ka jetuar një profet para meje vetëm se ai kishte për detyrë për të udhëhequr umetin e tij në atë që ai e dinte se ishte e mirë për të, dhe për të paralajmëruar atë ndaj asaj që ai e dinte se ishte e keqe për të. Shpëtimi i Umetit juaj është në fillim të tij. Pjesa e fundit do të goditet nga sprova dhe gjëra që ju nuk i qortoni. Sprovat do të ndodhin, saqë secila sprovë që vjen do ta bëjë më të lehtë atë që ka kaluar. Kur një sprovë vjen, besimtari thotë: “Ky është shkatërrimi im.” Pastaj ajo largohet. Pastaj vjen një sprovë e re ndërsa ai thotë: “Kjo është kjo.” Kushdo që dëshiron të shpëtojë nga zjarri dhe të hyjë në xhenet, duhet ti besojë Allahut dhe Ditës së Fundit derisa ai të vdes, dhe të trajtojë njerëzit sikurse ai vetë dëshiron të trajtohet. Kushdo që i premton besnikëri udhëheqësit dhe ia jep atij dorën dhe frytin e zemrës së tij1, duhet t’i bindet atij aq sa të mundet. Në qoftë se një tjetër vjen për ta kontestuar (udhëheqësin) duhet t’ia preni kokën këtij të fundit.”
Transmetuar nga Muslimi (6/18), Nesai (2/185), Ibn Maxheh (2/466) dhe Ahmedi (2/191) përmes disa rrugëve nga el-A’mash nga Zejd bin Uehb, nga Abdurr-Rrahman bin Abdi Rab-ul-Kabe.
Ky hadith përmban disa mësime. Një nga më të rëndësishmet është se një profet është i detyruar të thërrasë popullin e tij në të mirë dhe ti paralajmërojë ndaj asaj që është e keqe për ta. Hadithi është një refuzim i mendimit që thotë se një profet (nebij) është një person i cili merr shpallje pa qenë i detyruar ta kumtojë atë, e cila thuhet në disa libra.
1 Do me thënë besa e sinqertë dhe dashuri e përzemërt për të.