Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Një sasi e vogël e papastërtisë e përzier me një sasi të madhe të lëngshme

Imam Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774)

Burimi: Tefsir el-Kuran el-Adhim (1/269)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Esh-Shafi’i dhe të tjerët mendojnë se qumështi dhe vezët e kafshës së ngordhur janë të papastërta, sepse ato anë pjesë ngordhësirës. Maliku ka thënë në një nga transmetimet e tij:

“Ato janë të pastërta, por bëhen të ndotura për shkak se janë pranë ngordhësirës.”

Gjithashtu, ekziston një mospajtim i njohur në lidhje me mullëzën e kafshës së ngordhur. Ata mendojnë se kjo është e papastër. Në të njëjtën kohë, ata cekën se si sahabët e kanë ngrënë djathin e mexhusëve. El-Kurtubi ka thënë në interpretimin e tij të Kuranit:

“Në këtë rast ajo është një sasi e vogël e cila është e përzier me qumësht. Një sasi e vogël e papastërtisë anashkalohet nëse ajo përzihet me një sasi të madhe të lëngshme.”

Shpërndaje: