Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)
Burimi: El-Irhab, fq. 103-104
Përktheu: Valdet Gashi
Me këtë që thamë, lavdërimi i Aid el-Karnit – Allahu i udhëzoftë – për Abbas Medeni dhe Ali bin Haxhin (të cilët pasojnë terrorizmin ideologjik që rezulton në terrorizmin material) është sikurse lavdërimi i tij i të shkatërruarit Hasan et-Turabit që fyen sahabët e të dërguarit ﷺ dhe ka një të menduar të ndyrë. Sa shumë njerëz të tillë që janë duke përfshirë edhe el-Makdisin dhe el-Ghanushin, që e pranojnë këtë rrugë kaotike!
Kur kam filluar këtë punë unë nuk mendova se do të arrijë deri në dhjetë faqe. Por njëra gjë shpie në një tjetër dhe kur Allahu vendos diçka Ai vetëm thotë: “Bëhu!” Dhe ajo bëhet. Edhe pse unë jam munduar që të sqarojë dhe të shpjegoj, prapë nuk kam qenë në gjendje për të marrë gjitha informacionet në lidhje me temën. Megjithatë, unë jam mjaftuar me atë që është më kryesore dhe që është e mjaftueshme për të mençurit.