“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Njerëzit të cilët do të largohen nga Haudi

Imam Muhammed bin Ahmed el-Kurtubi 

Burimi: “El-Munteka minet-Tedhkirah”, fq. 212-214

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Transmeton Bukhariu se, Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

ليردن علي ناس من أصحاب الحوض حتى إذا عرفتهم اختلجوا دوني فأقول : أصحابي ، فيقول : لا تدري ما أحدثوا بعدك

“Do të vijnë njerëz nga pasuesit e mi tek Haudi (Pellgu). Sapo ti njoh ata, do të largohen prej meje. Atëherë unë do të them: “Shokët e mi!” Pastaj Ai më thotë: “Ti nuk e dini se çfarë ata kanë shpikur (vepruar) pas teje”.” 1

Transmetohet nga Ebu Hurajra (radijAllahu anhu) se, i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

يرد علي الحوض رهط من أصحابي فيجلون من الحوض فأقول : يا رب أصحابي ، فيقول إنك لا علم لك بما أحدثوا بعدك ، إنهم ارتدوا على أدبارهم القهقري

“Do të vijë një grup nga shokët e mi tek Haudi (Pellgu) dhe do të largohen menjëherë nga aty. Ndërsa unë do të them: “O Zot, këta janë shokët e mi!” Pastaj Ai thotë: “Ti nuk e di se çfarë ata kanë shpikur (vepruar) pas teje.” Ata e kanë lënë besimin dhe e kthyen kurrizin.” 2

Transmeton Muslimi nëpërmjet Esma bint Ebi Bekr (radijAllahuma) se, i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë: 

إني على الحوض حتى أنظر من يرد علي منكم ، و سيؤخذ ناس دوني فأقول : يا رب مني و من أمتي ، فيقال : أما شعرت ما عملوا بعدك ، و الله ما برحوا بعدك يرجعون على أعقابكم

“Unë do të qëndrojë tek Haudi (Pellgu) për të parë se cili prej jush do të vijë tek unë. Disa njerëz do të largohen prej meje. Pastaj unë do të them: “O Zot! Ata janë prej meje dhe prej umetit tim!” Pastaj më thuhet: “A nuk e di se çfarë ata kanë shpikur pas vdekjes tënde? Betohem në Allahun se nuk kaloi shumë kohë e gjatë pas vdekjes tënde dhe ata e kthyen kurrizin.” 3

Dijetarët tanë thonë se, të gjithë ata që dalin nga feja e Allahut ose shpikin në të diçka që nuk është prej fesë, diçka që Allahu nuk është i kënaqur apo e cila nuk lejohet, të gjithë ata do të largohen nga Haudi.

Ata të cilët ashpërsisht do të largohen nga Haudi, janë të devijuarit nga xhemati i muslimanëve dhe ata që e braktisën rrugën e tyre, siç janë Hauarixhët, pavarësisht nga sektet e tyre të ndryshme, Rafidat me të gjitha llojet e tyre të lajthitjeve, Mutezilit me të gjitha llojet e tyre të shpikjeve etj.. Të gjithë ata kanë shpikur dhe ndryshuar nga feja e Allahut. E njëjta gjë vlen edhe për tiranët shtypës, të cilët luftojnë të vërtetën, vrasin dhe poshtërojë njerëzit e saj. Gjithashtu, edhe ata që veprojnë mëkate të mëdha haptazi dhe e marrin të lehtë mosbindjen ndaj Allahut, dhe Pasuesit e tjerë të Bidateve e të Epsheve.

Transmeton Tirmidhiu nga K’ab bin ‘Uxhreh (radijAllahu anhu) i cili ka thënë:

“I Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) më ka thënë mua:

أعيذك بالله يا كعب بن عجرة من أمراء تكون بعدي ، فمن غشي أبوابهم فصدقهم في كذبهم و أعانهم على ظلمهم فليس مني و لست منه ، و لا يرد علي الحوض ، و من غشي أبوابهم و لم يصدقهم في كذبهم و لم يعنهم على ظلمهم فهو مني و أنا منه ، و سيرد علي الحوض ، يا كعب بن عجرة : الصلاة برهان ، و الصبر حصينة ، و الصدقة تطفئ الخطيئة كما يطفئ الماء النار ، يا كعب بن عجرة : إنه لا يربو لحم نبت من سحت إلا كانت النار أولى به

“O Ka’b bin ‘Uxhrah, e lus Allahun që të mbrojë ty nga disa prej udhëheqësve që do të vijnë në kohët e pastajme. Turma të cilat shkojnë tek dyert e tyre dhe besojnë në gënjeshtrat e tyre dhe i ndihmojnë ata në padrejtësitë e tyre, personi i tillë nuk është prej meje dhe unë nuk jam prej tij dhe ai nuk do të vijë tek unë tek Haudi im. Ai i cili shkon tek dyert e tyre, nuk beson gënjeshtrat e tyre dhe nuk i ndihmon ata në padrejtësitë e tyre, ai është nga unë dhe unë jam nga ai dhe ai do të vijë tek unë tek Haudi im. O Ka’b bin ‘Uxhrah, namazi është një argument për njeriun në Ditën e Gjykimit, durimi është mburojë ndërsa lëmosha i fshinë mëkatet sikurse që uji shuan zjarrin. O Ka’b bin Uxhrah, nuk rritet “mishi” në të ardhura të ndaluara, veçse zjarri do të jetë më i afërt për të.” 4


1 Bukhariu (6211).

2 Bukhariu (6213).

3 Muslimi (2293).

4 Tirmidhiu (2259). Autentik sipas Imam Albanit.

Shpërndaje: