“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Njerëzit të cilët janë shkak i djegies së botës myslimane

Alameh Muhammed bin Abdil-Vehab el-Uasabi (vdiq. 1436)

Burimi: ath-Thabat ala es-Sirat el-Mustakim jakun bil-´Ilm

http://olamayemen.com/Dars-9998

Përgartiti: www.perlatmuslimane.com

Ne, Ehlus-Sunneti dhe Xhemati thërrasim për shumë vite në dije të dobishme dhe vepra të mira, në pasimin e Kuranit dhe Sunnetit dhe heqje dorë nga Hauarixhët, Hizbitë dhe nga njerëzit e tjerë fitnexhi. Edhe nëse ata të premtojnë se do ta mësojnë ”Sahihun e Bukharit” dhe do të japin certifikatë, ti duhet ti thuash jo. Mos pranon certifikatë nga Hauarixhët dhe Sufitë. Kujdes. Ndiqni të kuptuarit e Selefëve. Shikoni se çfarë njerëz të ditur dhe fetarë ky të kuptuar ka prodhuar: Shejkh Ibn Bazin, Shejkh Ibn Uthejminin, Shejkh Mukbilin, Shejkh Albanin, Shejkh Feuzanin dhe dijetarë të tjerë. Shikoni se si ata ua kanë mësuar njerëzve Kuranin dhe Sunnetin, kanë shkruar libra të dobishme dhe të vlefshme. Allahu ka sjellur dobi me dijen dhe davetin e tyre deri më sot. Disa kanë vdekur, të tjerët ende janë gjallë, por dobia është një fakt, elhamdulilah!

Nëse të gjithë njerëzit do ta kishin të njëjtën ideologji si Usama bin Laden do të ishte një katastrofë. Nëse dijetarët do ta kishin të njëjtën ideologji si Usama bin Laden, Sejjid Kutbi dhe Muhammed Sururi, atëherë zjarri ishte ndezur. Vendet islame ishin djegur. Por, elhamdulilah që ka njerëz të mençur, të qetë, të ditur, të kuptueshëm dhe të shkathët. Allahu ka sjellur dobi me dijen dhe davetin e tyre. Sa për të tjerët, daveti i tyre është zjarr djegës. Betohem në Allahun se thirrja e Usamah bin Ladenit, thirrja e Muhammed Kutbit, thirrja e Sejjid Kutbit, thirrja e Hasan el-Bennës dhe thirrja e Muhammed Sururit kanë dëmtuar shoqëritë myslimane jashtëzakonisht shumë dhe ajo i dëmton ato edhe sot.

Shpërndaje: