Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Njeriu është krijuar i dobët

Imam Muhamed bin Ali esh-Shaukani (v. 1250)
Fet’h-ul-Kadir (1/682)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Allahu -azze ue xhel- ka thënë:

“Allahu donë që t’ju lehtësojë (barrët), e njeriu është krijuar i dobët.” Nisa, 4:28

Kjo do të thotë, Ai ose dëshiron t’ua lehtësojë atë që sapo u përmend ose t’ua lehtësojë në përgjithësi. Njeriu është krijuar i dobët. Ai nuk është në gjendje të heqë dorë dhe të mbrojë veten nga tundimet e tij, as nuk është në gjendje të përmbushë detyrat e tij siç duhet. Nga ky këndvështrim, ai ka nevojë për lehtësim, kjo është arsyeja pse Allahu -subhanehu ue te ala- dëshiron t’ia lehtësojë atij.

Shpërndaje: