Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva
el-Fataua Adh-Dhahabijjeh fir-Ruka esh-Shar’ijjeh, faqe. 77
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Unë jam një njeri i verbër. Çdo natë një numër i xhinëve vinë në shtëpinë time dhe unë frikësohem shumë prej tyre. Unë tani përdor një kopje të Kuranit për t’i larguar ata. Nëse unë e mbajë atë Kuranin në fytyrat e tyre ata më braktisin mua. Por disa njerëz më kanë thënë se është e gabuar për të mbajtur Kuranin në fytyrat e tyre. Unë shpresoj që të më këshilloni.”
Përgjigje: ”Kjo duhet që ta shtojë ty përmendjen (dhikrin) e Allahut para se të biesh në gjumë dhe që të lexosh ajetin el-Kursi, suren el-Ikhlas, suren el-Felek dhe suren en-Nas, dhe që ti të kërkosh mbrojtje tek Allahu nga çdo e keqe tri herë mëngjes dhe mbrëmje duke thënë:
بِسْمِ اللهِ الَّذِي لاَ يَضُرُّ مَعَ اسْمِهِ شَيء في الأرْضِ وَلاَ في السَّمَاءِ وَهُوَ السَّمِيعُ العَلِيمُ
”Kërkoj ndihmë me emrin e Allahut, me përmendjen e të Cilit nuk të dëmton asgjë në tokë dhe as në qiell! Dhe Ai është Dëgjuesi dhe i Gjithëdituri.”
dhe insha-Allah (në dashtë Allahu), ti do të jeshë i sigurt nga xhinët dhe të tjerët.
Ti nuk ke nevojë të përdorësh një kopje të Kuranit në mënyrën që ju e përmendët, për shkak se kjo e nënçmon librin e Allahut, dhe kjo i kënaq shejtanët.
Lusim Allahun që Ai të dhurojë shëndet të mirë, dhe që Ai të na mbron nga çdo shejtan, Amin.
Dhe tek Allahu qëndron suksesi, dhe Allahu dërgoftë paqe dhe bekime mbi profetin tonë, familjen e tij dhe shokët e tij.”