Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (Allahu e mëshiroftë!)
Burimi: Silsiletul-Huda uen-Nur (51)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Për fat të keq, rebelimi në Algjeri veçse ka ndodhur. Edhe sot vëllezërit tanë algjerian më kontaktojnë mua nëpërmjet telefonit. Unë mendoj se ata posedojnë marrëzi dhe budallallëk dhe shpresoj që të mos ma merrni për të keq.
Ata më pyesin: “Çfarë të veprojmë?”
Unë përgjigjem: “Çfarë mund të bëni?! Unë nuk kam përgjigje se çfarë mund të bëni ju!
Çfarë keni mundësi të bëni?”
Ata thonë: “Asgjë!”
Edhe unë ju them atyre: “Asgjë.” Kjo është përgjigja ime.
Kjo është e lidhur me atë që ka përmendur vëllai ynë Rabi’ el-Medkhali në lidhje me Selman el-Auden apo të tjerët, se ata duan të merren me politikë. Unë mendoj se kjo do të bëjë që ata të pasojnë rrugën e “Vëllazërisë Myslimane” dhe bllokut Algjerian. Kjo është përgjigja ime.
Dituria rreth Kuranit dhe Sunnetit është ajo e cila prodhon burra të cilët e shpëtojnë umetin nga kjo gjendje e mjerueshme.