“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Nocioni ”Xhins-ul-Amal” me sa duket buron nga Murxhiat

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Data e fetvas: 17/8-1430 ose 8/8-2009

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është e vërtetë shprehja “çdo lloj i veprës”, Xhins-ul-Amal”, është shpikur, apo se kjo shprehje nuk është përmendur nga Selefët, se është e paqartë, se mund të përmbajë disa kuptime, apo është më mirë për ta braktisur atë?

Përgjigje: Ne nuk dimë se Selefët dhe dijetarët tanë flisnin në këtë mënyrë. Unë nuk e di dallimin në mes të shprehjes ”lloji i çdo vepre”, Xhins-ul-Amal, dhe shprehjes ”veprat”. Thuhet “veprat” dhe jo “lloji i çdo vepre.” Thuhet “veprat”. Vepra i përket besimit. Besimi përbëhet nga të folurit me gojë, besimit me zemër dhe veprimet e gjymtyrëve. Selefët nuk thanë ”lloji i të gjtha veprave të gjymtyrëve”. Kjo shprehje është e pabazuar. Kjo ka ardhur me sa duket nga Murxhitë.

Shpërndaje: