Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422)
Burimi: Fedaih ue Nesaih, fq. 80.
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetje: Cili është gjykimi për të bërë not dhe për tu zhytur në ujë gjatë agjërimit?
Përgjigje: Qëllimi është që asgjë të mos depërtojë në fyt kur njeriu është duke agjëruar. Megjithatë, uji i detit ndryshon nga ujërat tjera. Ujë i kripur mund të depërtojë. Unë jam larë në të. Ai depërton në fyt edhe pa e vërejtur fare. Andaj, këshilloj që të qëndroni larg ujit të detit kur ju jeni agjërueshëm. Uji i ëmbël nuk depërton poshtë në fyt edhe pse ekziston rreziku që edhe ai të depërtojë.