Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (18 B), min: 34:42
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Ata i pyesin nxënësit në klasën e 3 nëse atyre i pëlqen futbolli, kupa botërore në futboll dhe kështu me radhë.
Përgjigje: Nëse ai thotë po, ai e lëshon çantën sapo të mbaroj shkollën dhe del jashtë për të luajtur futboll. Prandaj, ky top ka shkaktuar aq shumë neglizhim në mesin e nxënësve. Edhe nxënësit më të rritur në shkollat e mesme dhe në gjimnaz janë hutuar pas futbolli. Ua morri zemrat dhe mendjet e tyre, dhe ata harruan për çfarë u krijuan përveç atyre që dëshiroi Allahu, dhe ata kanë harruar të përkujtojnë gjendjen e muslimanëve dhe çfarë obligimi kemi ndaj injorantëve dhe kokëfortëve të tyre, i harruat ata, i harruat ata.
Mendoj se çështja duhet të shqyrtohet. Këto lojëra i janë shpeshtuar aq shumë saqë nxënësit janë të hutuar nga ajo që është më e rëndësishme. Ato madje i shpërqendrojnë ata nga ajo që është e rëndësishme. A mund ta çlirojmë Jerusalemin nëse luajmë futboll dhe lojëra të tjera? Kurrë. Nuk e bëjmë dot. A mund ta mbrojmë vendin tonë kundër armikut nëse ne luajmë futboll? Asnjëherë mos dysho. Nuk e bëjmë dot. Çka u bëri dobi njerëzve gjatë luftës së Gjirit para dy viteve? Së pari dhe më kryesorja ishte Allahu (azze ue xhel) i Cili iu bëri dobi atyre nëpërmjet lutjeve, pastaj njerëzit fetarë – jo futbollistët dhe të tjerët – që ndanin ushqim dhe artikuj të nevojës së parë. Lojtarët e futbollit ndoshta ikën shumë larg për të shpëtuar jetën e tyre.
Pra, ne jemi të detyruar të kujdesemi për atë që na sjell dobi. Këto lojëra lejohen në kohën e lirë. Sigurisht, një person mund të luajë futboll për vete, për t’u shlodhur, kur është i mërzitur, por kjo absolutisht nuk duhet të përbëjë jetën e tij dhe çdo gjë.