Alameh Muhammed Aman bin Ali el-Xhami
Përktheu: Valdet Gashi
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=SokaWcWvfBs
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A ka ndonjë dallim në mes Akides (besimi) dhe Menhexhit (metodologjisë)?
Përgjigje: Kjo është një prej risive të Hizbive, përkatësisht, të bëjnë dallimin midis metodologjisë dhe besimit.
Thuhet: “Besimi i Ehlis-Sunnetit” ose “Metodologjia e Ehlis-Sunnetit në besim.” Cila është Metodologjia e Ehli-Sunnetit në besim?
Metodologjia e tyre është se ata marrin besimin nga Kurani dhe Sunneti, duke e pranuar për Allahun atë që Ai ka konfirmuar për Veten e Tij dhe çfarë i Dërguari i Tij salallahu alejhi ue selem ka konfirmuar për Të, pa shtrembëruar ato, pa i mohuar, pa i ngjasuar dhe pa i krahasuar ato me cilësitë e krijesave. Kjo është metodologjia e tyre në Besim.
Nëse ndokush pretendon se e ka besimin e Selefëve ndërsa Metodologjinë Ikhuanul-Musliminëve kjo është ndarje e gabuar.
Kjo është diçka kontradiktore dhe jo e drejtë.