Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (18/142)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Një grua sapo mësoi se zekati duhet të paguhet për stoli. A duhet të paguajë për të gjitha vitet e kaluara?
Përgjigje: Unë nuk mendoj se ajo duhet të paguajë zekatin për vitet e kaluara. Në këtë vend është i njohur medhhebi i imam Ahmedit -rahimehullah- dhe sipas medhhebit të tij të njohur, zekati nuk paguhet për bizhuteritë që përdoren ose ia huazon të tjerave. Prandaj ajo nuk ka nevojë që të paguaj zekatin për vitet e kaluara. Nga ana tjetër ajo duhet të paguajë zekatin për stolitë për vitin aktual në të cilin ajo e mësoi obligimin. E njëjta vlen edhe për të ardhmen. Sipas mendimit të drejtë të mbështetur nga argumentet zekati duhet të paguhet për stolitë që janë për përdorim personal.