“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Nuk e meritoi fatkeqësin?

Alameh Abdul-Aziz bin Abdilah er-Raxhihi
Burimi: https://twitter.com/AlSheikhAlRajhi/status/1530613798863835139/photo/1
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Kur dikush has në një fatkeqësi disa njerëz thonë:

“Ai nuk e meriton këtë.”

A ka ndonjë të keqe në këtë thënie?

Përgjigje: Kjo thënie është e rrezikshme dhe duhet pasur kujdes.

Të thuhet: “Ai nuk e meriton këtë”,

d.m.th. të kundërshtosh Allahun. Nuk lejohet të thuhet kështu dhe duhet paralajmëruar ndaj kësaj. Ju nuk duhet të flisni në këtë mënyrë. Të thuash se është e pamerituar është kundërshtim ndaj Allahut. Është e papërshtatshme dhe duhet theksuar.

Shpërndaje: